Veshja e fustanit ikonik të Marilyn Monroe nga Kim Kardashian shkaktoi polemika të shumta. Në rrjet qarkulluan disa foto para dhe pasi Kardashian e kishte veshur fustanin e yllit. Një nga fotot tregonin shenja të pëlhurës së dëmtuar dhe kristaleve që mungojnë, veçanërisht rreth mbylljes së pasme të fustanit dhe kjo gjë solli reagime të shumta nga fansat e Marilyn dhe akuzuan themeluesen e Skims se kishte dëmtuar fustanin ikonik.
Mirëpo së fundmi një video e shpërndarë nga Ripley’s Believe It or Not! duket se tregon se fustani “Happy Birthday” i Marilyn Monroe ishte dëmtuar para se ta vishte Kim Kardashian.
Kardashian veshi fustanin Jean Louis që kishte veshur Monroe kur i këndoi “Happy Birthday” Presidentit John F. Kennedy në 1962 në Met Gala 2022.
Fustani i tejdukshëm i veçantë është i mbuluar me mijëra kristale delikate dhe është projektuar vetëm për Monroe.
Kardashian e ka huazuar fustanin nga Ripley’s Believe It or Not! , e cila e bleu fustanin për 4.81 milionë dollarë në vitin 2016, sipas një njoftimi për shtyp të Ripley .
Konkretisht, fotot tregonin se në pjesën e pasme të fustanit mungonin kristalet e shumta. Kapëset dukej se po e shqyenin edhe pëlhurën. Por një video nga prapaskenat teksa Kim po tentonte të vishte fustanin, tregon se ai ishte dëmtuar tashmë përpara se Kardashian ta vishte.
@ripleysbelieveitornotFits like a glove! Here’s a behind-the-scenes look of @KimKardashian’s dress fitting at the Ripley’s Believe It or Not! HQ in Orlando last week.♬ original sound – Ripley’s
BuzzFeed gjithashtu vuri në dukje se fotot në faqen e Instagram-it të Koleksionit të Marilyn Monroe që tregonin fustanin në gjendje të mirë janë bërë në vitin 2016 , kështu që është e mundur që fustani të ishte dëmtuar ndërsa ishte në posedim të Ripley përpara se Kardashian ta vishte atë.