Harry Styles rrëfen problemet me vetëbesimin në fillim të lidhjes me Olivia Wilde: Mendoja se ajo ishte tepër e lezetshme për mua

Harry Styles ka folur si rrallë herë për romancën e tij me Olivia Wilde.

Kur u pyet për këngën e tij “Cinema” – e cila përshkruan ndjenjën e të qenit mjaftueshëm “cool” për një partner – këngëtari me sa duket iu referua marrëdhënies së tij me regjisoren 38-vjeçare.

“Mendoj se është, si kur ti pëlqen dikë, ajo fazë fillestare. ‘A po i bëj gjërat siç duhet?’ Përpara se të ndiheni rehat me njëri-tjetrin dhe të gjitha këto gjëra ndodhin në fillim të diçkaje,” tha ai në podkastin “Spout” .

Kur prezantuesi sugjeroi se askush nuk ishte “shumë i lezetshëm” për ish-pjesëtarin e One Direction, ai u përgjigj: “Ne jemi të gjithë njerëz”.

Intervista vjen vetëm disa javë pasi Styles rrëfeu se si ishte të “dashuroheshe” në një set filmi, gjatë një paraqitjeje në “The Howard Stern Show” të Sirius XM.

“Kam pasur një përvojë të mrekullueshme duke u drejtuar nga Olivia”, tha në atë kohë këngëtari i “Golden”, e cila punoi me të në “Don’t Worry my Dear”.

Çifti u takua në fund të vitit 2020 në xhirmiet e thrillerin psikologjik. Ata më pas ndezën thashethemet për romancë në janar 2021 kur Page Six zbuloi  se morën pjesë së bashku në dasmën e agjentit të Styles.

Harry Styles rrëfen problemet me vetëbesimin në fillim të lidhjes me Olivia Wilde: Mendoja se ajo ishte tepër e lezetshme për mua

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook