Iu gjetën pajisje kriptovalutash, lëndë narkotike dhe kafe kontrabandë, arrestohet 31- vjçari në Durrës

Policia

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 31- vjeçar për shkak se në lokalin në pronësi të tij, gjatë një kontrolli është gjetur një sasi kafeje e dyshuar e kontrabanduar, një sasi lënde e dyshuar narkotike marijuanë dhe kokainë si dhe pajisje që gjenerojnë kriptomonedha (Bitcoin).

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet A. K., 31 vjeç, banues në Durrës, akuzohet për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., në lagjen nr. 4 Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 260 gr lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, 18 pajisje që shërbejnë për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave, sasi kafeje të dyshuar të kontrabanduar, një sasi të vogël lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 3 peshore elektronike dhe një shkop bejsbolli.

Policia bën me dije se vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Arena e Lajmit

Iu gjetën pajisje kriptovalutash, lëndë narkotike dhe kafe kontrabandë, arrestohet 31- vjçari në Durrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook