Tirana bëhet gati të presë finalen e madhe të Ligës së Konferencës në stadiumin “Air Albania” dhe shumë personazhe nga bota e sportit, por jo vetëm kanë reaguar për këtë event madhështor.
Njëri prej tyre është dhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, i cili në një intervistë ka folur për këtë finale dhe se sa e përgatitur është Tirana.
“Unë nuk e suportoj Romën, unë jam një tifoz i Romës prej brezash. Unë tashmë e kam rezervuar vendin tim në stadium për të ndjekur finalen”, ishin fjalët hapëse të tij.
Ai gjithashtu foli dhe për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i cili është lojtar i Romës, duke thënë: Kumbulla pëlqehet shumë këtu, është një nga mbrojtësit më me potencial në gjeneratën e tij. Ai do t’i bëjë shqiptarët të mbështesin Romën”.
Për këtë ka reaguar menjëherë mbrojtësi kuqezi, i cili nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Twitter ka shkruar: “Shihemi në shtëpi. Forca Roma”.
Ci vediamo presto a casa 💪
Forza Roma 🟨🟥 https://t.co/yPeFWXNwkJ— Marash Kumbulla (@KumbullaMarash) May 13, 2022
Arena e Lajmit