Me 11 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohen tre korçarët (Emrat)

Korce Perimetri

Policia e Korçës vijon operacionin “Perimetri”, duke arrestuar edhe tre shtetas të tjerë, që janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshën kundrejt shpërblimit.

Në pranga kanë rënë shtetasit Altin Xhangoli, Albert Mujo, Doraldo Mujo, të cilët po transportonin me dy makina drejt Tiranës 11 emigrantë të paligjshëm

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, A. M., 24 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se 3 shtetas do të transportonin emigrantë të paligjshëm, me 2 automjete, shërbimet policore dhe ato të AMP-së, organizuan punën dhe në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Xh. dhe mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin D. M. Në këto automjete ishin pasagjerë 11 emigrantë të paligjshëm, të cilët po transportoheshin në drejtim të Tiranës, kundrejt shpërblimit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Arena e Lajmit

Me 11 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohen tre korçarët (Emrat)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook