Duket se më në fund ka një fitues për sa i përket “luftës” së portierëve të PSG-së midis Donarumës edhe Kejlor Navas.
Siç bën me dije media franceze “L’Eqiupe”, klubi i sheikëve ka zgjedhur që të mbajë në skuadër portierin italian, me ish-in e Realit të Madridit duke e lënë të largohet.
Por portierin e Kosta Rikës kanë shfaqur interes klubet nga Anglia dhe nga Spanja, me Njukasëllin që ka gati një ofertë për të.
Arena e Lajmit