Beyonce është një ndër divat e muzikës botërore.
Ndonëse shumë e rezervuar me daljet e saj, publiku ka gjithmonë interes të dijë rreth këngëtares. Së fundmi ka qenë vajza e Beyonce e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Së bashku me babain e saj Jay-Z, Blue Ivy Carter është fotografuar në tribunë duke parë një ndeshje basketbolli.
Jay-Z kishte marrë vajzën e tij 10-vjecare, për të ndjekur bashkë nga afër finalen e madhe të NBA-së. Ka shkaktuar një zhurmë të madhe në rrjet ngjashmëria e saj më të ëmën, Beyonce. Të shumtë kanë qenë fansat që kanë shpërndarë dhe komentuar në Twitter foton e saj krahasuar me një të këngëtares në vitin 2007.
beyoncé and blue ivy are literally twins. pic.twitter.com/0BpnKhKsyW
— Beytan Team (@BeytanTeam) June 14, 2022
Blue Ivy ishte ulur pranë reperit, e veshur me të zeza me flokët e saj kacurrele të dendura.
Ju kujtojmë që vajza e Beyonce dhe Jay-Z ka lindur në janar të vitit 2012. Kur ishte më e vogël thuhet se i ngjante më shumë babait të saj, ndërkohë gjatë rritjes, edhe nga fotoja e fundit duket se nuk i ka lënë gjë mangut divës, Beyonce.