Arta Elezaj së fundmi ka festuar ditëlindjen në praninë e njerëzve të saj të dashur.
Modelja shqiptare në këtë ditë të veçantë për të vendosi që të ndajë me publikun faktin që është në një lidhje. Ajo postoi në instagram një foto me të dashurin e saj. Ndonëse Arta e bëri publike lidhjen e saj, identiteti i njeriut që i ka marrë zemrën nuk dihet akoma, pasi ajo siguroi që në foto të dukeshin vetëm këmbët e tyre.
Pas festës së organizuar për ditën e saj të lindjes, Arta Elezaj ditën e sotme ka “bombarduar” Instagramin me fotot e saj gjatë festës. Modelja duket shumë provokuese në fustanin e saj rozë me shkëlqim, ndërsa krahas fotove shkruan “Ne festuam për mua”.
View this post on Instagram
Ju kujtojmë që Elezaj dje tregoi edhe dhuratën që i dashuri i saj i ka bëri në ditën e saj të lindjes. Një buqetë e madhe me lule në formë zemre, mbi to shkruar emri i saj dhe një dedikim special.
“Urime bebi u bëfsh 100, të dua shumë, “- shkruhej në letren dedikuar Artës.