Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paolo Dibala, është një prej emrave më të lakuar këtë merkato vere, i cili do të largohet nga skuadra bardhezi në fund të sezonit me parametra zero.
Siç bënë me dije media italiane, “Calciomercato.com”, agjenti i argjentinasit ndodhet në Londër për të folur me klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit.
Arsenal, Totenhem dhe Çelsi janë ato klube që kanë shfaqur interes për Dibalën nga Anglia dhe kërkojnë të kenë në ekip një lojtar me kualitet si argjentinasi.
Gjithashtu për shërbimet e 28-vjeçarit është dhe Interi, që e kërkon prej një kohe të gjatë sulmuesin dhe po ngulmon për ta afruar në ekip.
Arena e Lajmit