Sherri me grushte e sende të forta në Ksmail, shpallen në kërkim 4 të rinjtë

Policia Sarande 840x440 1 770x403

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim katër të rinj, pas sherrit të djeshëm, ku u plagosën tre persona.

Ngjarja ndodhi në Ksamil, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Gj. A., 22 vjeç; K. P., 21 vjeç; E. M., 22 vjeç, dhe S. A., 18 vjeç.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Ksamil referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, si dhe shpallën në kërkim shtetasit: Gj. A., 22 vjeç; K. P., 21 vjeç; E. M., 22 vjeç, dhe S. A., 18 vjeç, banues në Shëndëlli, Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr:1, Ksamil, kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit A. A., 49 vjeç; L. A., 46 vjeç dhe F. A., 43 vjeç, banues në Ksamil, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Arena e Lajmit

Sherri me grushte e sende të forta në Ksmail, shpallen në kërkim 4 të rinjtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook