Milani ka ende dy ndeshje për të luajtur, me kuqezinjtë që janë në ndjekje të titullit kampion pas 11 vitesh. Drejtori sportiv i klubit, Paolo Maldini duket se po përgatit një goditje të madhe për festimin e titullit, me Nikolo Zaniolon që është vendosur në listën e ish-kapitenit kuqezi.
Sipas asaj çka raporton “Tuttomercato.web”, Maldini duket të ketë nisur kontaktet me klubin verdhekuq për një transferim të mundshëm të 22-vjeçarit në Milano, me Piolin që do ta priste më krahë hapur.
Shumë do të varet nga shitja e Milanit, me të ardhmen e klubit që mbetet ende për t;u vendosur përpara se të ndërmerren iniciativa në merkato.
Nga ana tjetër Zhoze Murinjo do të ishte i gatshëm ta linte të lirë talentin italian nëse Roma do të kishte zëvendësuesin e duhur për të, me Paulo Dibalën që është një nga opsionet e mundshme.
Arena e Lajmit