Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me shpërthimin e regjistruar mbrëmjen e sotme në Kavajë.
Mësohet se makina e cila ka shpërthyer është e një punonjësi policie, i cili sapo ka shkuar të banojë në pallatin ku edhe ishte parkuar automjeti.
“BalkanWeb” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku duken qartazi dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i cili duket të ketë qenë shumë i fuqishëm, sa është dëgjuar thuajse në të gjithë Kavajën.