Grabitja si në filma e bankës në Koplik, lihen në burg 3 të rinjtë që terrorizuan punonjësit me kallashnikovë e maska (Video)

Reyytuytui 768x544

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre autorët e dyshuar të grabitjes së bankës në Koplik. Gjykata ka lënë në burg shtetasit Bekim Gurra, Admir Shaba dhe Armir Shaka.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se Armir Shaba dhe Admir Shaba kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërsa Bekim Gurra nuk ka folur gjatë masës së sigurisë, duke u përfaqësuar nga avokati i tij, Ndue Pjetra.

Në videon e publikuar pak ditë më parë nga “BalkanWeb” shiheshin tre të rinjtë, të cilët futeshin në bankë me maska e kallashnikovë, duke kërcënuar punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty, dhe duke kryer grabitjen në më pak se një minutë.

Arena e Lajmit

Grabitja si në filma e bankës në Koplik, lihen në burg 3 të rinjtë që terrorizuan punonjësit me kallashnikovë e maska (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook