Ish- partneri i Khloe Kardashian ‘marton’ Drake me 23 vajza në videoklipin e tij më të ri

Tristan Thompson ishte protagonist në videoklipin e fundit të Drake , duke ndihmuar reperin të ‘martohet’ me 23 gra në “Falling Back”.

Basketbollisti profesionist shfaqet si miku më i mirë i Drake në videon nëntë minutëshe, e cila u publikua të premten me albumin e shtatë të befasishëm të fituesit të Grammy , “Honestly, Nevermind”.

“Je gati?”– e pyet 31- vjeçari.

Kur Drake, 35 vjeç, pohon se është, basketbollisti i thotë: “Nëse nuk ndihesh mirë e lejmë, shkojmë në shtëpi dhe e mbyllim”

Por artisti i “Degrassi” përgjigjet: “Jam mirë, vëlla. Është një kohë e mirë për mua. Unë jam gati. Jam i dashuruar.”

Thompson ndihmon Drake të rregullojë papionin dhe mjekrën e tij, duke thënë se ai është “i lumtur” për të dhe duhet ta bëjë gjënë e duhur pasi ai “do të martohet vetëm një herë”.

Publikimi i videos muzikore – dhe shfaqja e lojtarit të Chicago Bulls – vjen veçanërisht një ditë pas skandalit të mashtrimit të Thompson në dhjetor 2021 të luajtur në “The Kardashians”.

Khloé Kardashian i quajti veprimet e të dashurit të saj “të neveritshme” në episodin e së enjtes, pasi zbuloi se ai priste një fëmijë nga modelja Maralee Nichols.

Në atë kohë Tristian i kërkoi falje Khloes në janar pasi konfirmoi atësinë e tij .

“Ti nuk e meriton dhimbjen dhe poshtërimin që të kam shkaktuar”, i tha ai ish-it të saj në atë kohë. “Ti nuk e meriton mënyrën sesi të kam trajtuar përgjatë këtyre viteve”.

Ylli i NBA më parë e tradhtoi bashkëthemeluesen e ‘Good American’ në vitin 2018 , ndërsa ajo ishte shtatzënë me vajzën e tyre tani 4-vjeçare, True, dhe përsëri në 2019 me shoqen më të mirë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Ish- partneri i Khloe Kardashian ‘marton’ Drake me 23 vajza në videoklipin e tij më të ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook