Jennifer Lopez flet për mosmarrëveshjet me të ëmën: Më rrihte, u largova nga shtëpia sepse…

Në dokumentarin e saj Jennifer Lopez ka folur edhe për marrëdhënien me të ëmën, Guadalupe ‘Lupe’ Rodriguez.

Gjatë rrëfimit të saj, ajo e cilëson të ëmën si një person të komplikuar ndërsa zbulon se ajo e kishte rrahur kur ka qenë fëmijë.

“Ajo (Rodriguez) bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar, dhe kjo e bëri atë të fortë, por gjithashtu e bëri edhe më të ashpër”, thotë këngëtarja në një pjesë nga dokumentari i ri i Netflix, “Halftime”.

Në film shfaqet edhe Rodriquez, e cila pohon se është treguar e ashpër me Lopez dhe dy motrat e saj, Leslie dhe Lynda. Emigrantja nga Porto Riko rriti tre vajzat e saj në Bronx së bashku me burrin, David, me të cilin më vonë u divorcua.

“Unë gjithmonë kisha pritshmëritë më të larta prej tyre. Nuk ishte të isha kritike. Ishte vetëm për t’ju treguar se mund të bënin më mirë. Jennifer, për të ju treguar të vërtetën, ka qenë më e vështirë”, thotë Rodriguez në një skenë.

Lopez u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare pas një sërë mosmarrëveshjesh me nënën e saj për planet e së ardhmes.

JLo pranoi se nuk po i kushtonte vëmendje shkollës, pasi ishte më e përqendruar në aktivitete të tjera, ndërsa shton se Rodriguez si tha:“Nëse do të jetosh në këtë shtëpi, do të mësosh”, kujton Lopez. “Ne u grindëm keq një natë dhe unë u largova”.

Rodriguez deklaroi se ka dëshiruar gjithmonë që tre vajzat e saj të arsimohen në mënyrë që të mos varen nga burrat.

Jennifer Lopez flet për mosmarrëveshjet me të ëmën: Më rrihte, u largova nga shtëpia sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook