Kina merr vendimin e papritur, nuk do të organizojë kompeticionin e njohur të futbollit për shkak të…

Kina ka hequr dorë nga organizimi i Kupës së Azisë 2023 për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

KUPA E AZISE

Ky lajm është bërë i ditur nga Konfederata Aziatike e Futbollit me anë të një komunikate për shtyp në sajtin e saj zyrtar.

Kompeticioni i njohur me 24 përfaqësuese ishte menduar të zhvillohej në 10 qytete kineze në muajin qershor dhe korrik të vitit të ardhshëm.

Por Konfederata Aziatike tha se ishte informuar zyrtarisht nga Federata Kineze e Futbollit se nuk do të ishte në gjendje të mirëpresë turneun.

Shteti kinez, i cili aktualisht po përjeton një valë të infektimeve me COVID-19, kanë anuluar organizimin e garave të shumta të planifikuara në territorin e saj, veçanërisht Lojërat Aziatike, të programuara për në muajin shtator në Hangzhu.

Konfederata Aziatike e Futbollit nuk ka vendosur deri tani një vend të ri pritës për Kupën e Azisë.

Vlen të theksohet se Kina u zgjodh për të pritur Kupën e Azisë 2023 më 5 qershor 2019 gjatë takimit të jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme në Paris.

– Arena e Lajmit


Loading…

Kina merr vendimin e papritur, nuk do të organizojë kompeticionin e njohur të futbollit për shkak të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook