“Mos kruaj sqetullat kur flet në parlament”, Rama i përgjigjet Alibeajt: Sa për tim atë, ju përthyeni kërbishten kur shkoni atje! Enver Hoxha është gjallë përmes jush

Screenshot 9

“Partia e Enver Hoxhës për fat të keq shumë prej jush ju bëri si vetën dhe tek shumë prej jush futi kompleksin e inferioritetin”, kështu u shpreh Rama në fjalën e tij në Kuvend drejtuar opozitës.

Kryeministri Edi Rama ndërsa replikoi e kreun e grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Aliebeaj u shpreh se sot Enver Hoxha është gjallë nëpërmjet opozitës.

Pjesë nga replikat:

Alibeaj: Flet ti për mbështetjen që i ke dhënë të përndjekurve dhe hapjen e dosjes…

Rama: Po patjetër

Alibeaj: Kemi një borxh të madh dhe hapja e dosjeve është detyrim , ndjesi njerëzore. Ty të dalin me flamur të kuq dhe yll të kuq dhe nuk piptin.

Rama: The shumë gjëra, e para the që shava atë. Nuk e shava, jua kam thënë keni probleme me gjuhën shqipe,  shumë të mëdha. E para, nëse e ke për tim atë , im atë është ai përpara veprës së të cilit edhe ti edhe Fredua të gjithë ju shkoni përthyeni kërbishten atje, ai është im atë. Nëse e ke  më gjyshërit lexo se kush ishin. Unë në bllok nuk kam jetuar kurrë e kam pasur shtëpi tek rruga Muhamet Gjollesha, pallati 18 , një shtëpi si gjithë të tjerët, im atë s’ka qenë kurrë kryetar i Komitetit Qendror dhe s’kam asnjë problem që thoni ju, përveç një gjëje ju që flisni në këtë gjuhë jen i shembulli për të ardhur keq i inercisë së Enver Hoxhës. Enver Hoxha sot është gjallë vetëm përmes jush , për mënyrën se si e kuptoni apo sulmoni kundërshtarin njësoj si ai me ndryshimin e ju nuk keni fuqinë që kishte ai se të fuste plumbin.PS ka bërë ato gjëra në respekt të njerëzve që ju nuk i bëtë kurrë, ju nuk i bëtë sepse jeni udhëhequr nga një Bolshevik. Kujtoni që non-grata i juaj e rrethoi Kryeministrinë me gardh, tani ju vini këtu dhe na lexoni emrat dhe thoni t’i kujtojmë bashkë patjetër, por erdha të bashkohem dhe sigurisht të ndahem urgjentisht. Je hipokriti i paparë se qan me lot krokodili. Mos kruaj sqetullat kur flet në parlament se kur ulem dhe ngrihem unë është mbyllur në 1990,.

Ndërhyn Leskaj nga vendi…

Rama: Ulu se nuk po pi raki me kërrmë. Sa për ata që dalin me yll të kuq, ata të shqetësojnë,? Ti e ke pasur në mes të oborrit të partisë tënde kokrrën e Bolshevikut. Ju jeni viktimë të ideologjisë së Enver Hoxhës. Enver Hoxha nuk mund ta merrte hakun, me ata, përveçse duke i lënë në atë derexhe. Sot që është një moment kyç për PD, duket qartë se pafuqia juaj është rezultat i asaj që thoni se jeni kundër. Ju jeni e njëjta gjë, fiks njësoj siç do ju donte hasmi kur thotë Gjergj Fishta, njësoj nëse hasmi është Enver Hoxha. Ju merreni me të vdekurin. Mbylleni gojën, mos flisni fare për ata!

Arena e Lajmit

“Mos kruaj sqetullat kur flet në parlament”, Rama i përgjigjet Alibeajt: Sa për tim atë, ju përthyeni kërbishten kur shkoni atje! Enver Hoxha është gjallë përmes jush

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook