Presidenti Meta në Kosovë: Beteja e Koshares ishte më vendimtarja, më e gjatë dhe lajmëtare e çlirimit të Kosovës

282095615 556879155807324 3811473328965521198 N

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Kosovën. Së bashku me homologen Vjosa osmani, i pari i shtetit ka vizituar disa nga memorialet në kujtim të heronjve të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti ka shpjeguar se me zonjën Osmani kanë vizituar memorialin e betejës së Koshares, një betejë e cila sipas tij ishte më vendimtarja, më e gjata dhe lajmëtare e çlirimit të Kosovës.

“Beteja e Koshares ishte më vendimtarja, më e gjatë dhe lajmëtare e çlirimit të Kosovës. Dëshmia më autentike se përpjekjet heroike dhe sakrificat sublime të një populli për liri dhe dinjitet kombëtar triumfojnë gjithmonë.

Me Presidenten Osmani vendosëm sot buqeta me lule të freskëta në memorialin kushtuar heronjve të rënë në Betejën e Koshares me në krye Agim Ramadanin dhe Sali Çekajn, si dhe u përulëm me respektin më të thellë para veprës së tyre frymëzuese dhe të pavdekshme.
Lavdi dëshmorëve të lirisë së Kosovës dhe kombit shqiptar!”, shkroi Meta.

Presidenti Meta në Kosovë: Beteja e Koshares ishte më vendimtarja, më e gjatë dhe lajmëtare e çlirimit të Kosovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook