Legia e Varshavës nuk shkoi në shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Jagiellonias, sfidë kjo e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit polak.
Mesfushori Jurgen Çelhaka ishte graduar titullar në këtë duel, teksa në minutën e 67-të i la vendin talentit tjetër shqiptar, Ernest Muçit, i cili u bë protagonist me një top të mrekullueshëm që dha në minutën e 85-të, nga ku erdhi edhe goli i barazimit. Futbollisti i skuadrës vendase Pazdan shkaktoi autogol, që i siguroi një pikë të rëndësishme Legias.
Muçi tregoi klasin e tij, me pasimin fantastik me të djathtën, duke nxjerrë të lirë në krahun e majtë shokun e skuadrës, ku pas harkimit të tij, topi u devijua nga Pazdan dhe përfundoi në rrjetë.
Arena e Lajmit
Loading…