Dy rikthime “big” për verilindorët, Kukësi do ndihmën e tifozëve ndaj Dinamos

Kukësi luan sot shansin e fundit për të mbajtur gjallë shpresën për një vend në Europë, ndaj do të kërkojë vetëm fitoren në përballjen me Dinamon, që luhet në orën 17:00 në “Kukës Arena”.

ndreca kukesi

Për verilindorët, marrja e tri pikëve është kthyer në një detyrim, sepse në lojë, përveç prestigjit, janë edhe milionat.

Në rast moskualifikimi në Europë, dëmi minimal i verilindorëve është plot 250 mijë euro, një shifër e konsiderueshme kjo për një klub shqiptar.

Bëhet fjalë vetëm në rast se ekipi nuk do të arrijë të kalojë asnjë tur, sepse më pas shifra rritet, teksa shkon deri në 500 mijë euro, duke mbushur akoma më tej “xhepat”.

Verilindorët kanë një “gropë” financiare jo të vogël që nga sezoni i kaluar, sepse sërish nuk përfituan asgjë nga Europa, ndaj për këtë arsye, fitorja ndaj Dinamos vlen edhe milionat, pavarësisht se më pas duhet t’i fitojë edhe ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë te hapat fals të rivalëve si Partizani dhe Vllaznia.

Megjithatë, kuksianët nuk vijnë në këtë fund kampionati në formën e tyre më të mirë, përkundrazi, po përjetojnë situatën më të keqe. Madje, fitorja e tyre e fundit këtë sezon është koleksionuar pikërisht ndaj Dinamos më 13 mars.

Ekipi i Diego Longos ka fiks dy muaj pa fitore.

THIRRJA

Në Kukës kërkojnë me çdo kusht mbështetjen e tifozëve në këto tri sfida të mbetura, ndaj dhe dje klubi ka bërë një thirrje përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale.

“Momentet e vështira na kanë bërë më të fortë dhe bashkë mund t’i kalojmë! Së bashku kemi arritur suksese, por edhe kur nuk kemi qenë në ditët më të mira, ju u gjendët aty pranë nesh, duke besuar te ne, duke na mbështetur dhe duke kaluar çdo vështirësi!

Kur kanë mbetur edhe 3 finale deri në fund të kampionatit, kemi nevojë për mbështetjen tuaj, për t’u rikthyer aty ku duhet dhe për të vijuar me rrugëtimin tonë drejt objektivave që kemi.

Sot luhet një ndeshje shumë e rëndësishme në ‘Kukës Arena’ kundër Dinamos dhe mbështetja juaj është një armë më shumë për ne.

Bashkë do të rikthehemi më të fortë dhe krah për krah do të arrijmë aty ku të gjithë duam”, shkruan klubi, me shpresën se mbështetja e tifozërisë nuk do të mungojë.

Verilindorët nuk e kanë provuar shijen e fitores në shtëpinë e re, pasi kanë barazuar me Laçin dhe humbur me Partizanin.

NDRYSHIMET

Kukësi do të jetë i privuar nga mungesa e Jorgo Pëllumbit në sfidën e sotme, por lajmi i mirë është që rikthehet mbrojtësi Edison Ndreca, si edhe spanjolli Pablo de Lukas, të cilët kanë shlyer pezullimin për kartonë dhe do ta nisin ndeshjen si titullarë.

Shpresa për të parë në fushë ka edhe për portierin Anxhelo Tafas, i cili në përballjen me Vllazninë ishte në tribunë, ndërsa ndaj Dinamos mund të preferohet si titullar nga Longo.

Sa u përket titullarëve të tjerë, në vendin e Pëllumbit ka balotazh mes Bytyçit dhe Markut, ndërsa qendra kompletohet me Lulajn. Gligorov rikthehet titullar në të djathtë.

Vëllezërit Taipi do të jenë së bashku me De Lukasin në mesfushë, ndërsa Milunoviç, Basha dhe Feizhao, janë “tredhëmbëshi” i sulmit.

KUK

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Loading…

Dy rikthime “big” për verilindorët, Kukësi do ndihmën e tifozëve ndaj Dinamos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook