Fotot nga paparazzi/ Ministrja Bilali “shërben” si fotografe

Ministrja Bilali po shijon ditët e fundit të shtatzënisë në krye të detyrës. Ajo, ndonëse në pritje të ëmbël, nuk kishte sesi të mungonte në festën e organizuar nga PS.

Ashtu si shihet edhe në foto, Edona ka mbërritur e vetme në festën e organizuar dhe e ka kaluar mbrëmjen mes miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë. Në momentin që ne e kemi fotografuar, ministrja ka qenë duke ‘shërbyer’ si fotografe për Gramoz Ruçin.

Ashtu si shihet, ajo ka qenë duke shkrepur fotot, teksa të pranishmit kanë kërkuar foto me ish-kryeparlamentarin që u shfaq në festë pas disa kohësh shkëputje nga partia e tij. E veshur me të zeza dhe me të gjera, Bilali nuk preferon që të ekspozojë shumë barkun e rrumbullakosur në media.

Fotot nga paparazzi/ Ministrja Bilali “shërben” si fotografe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook