Kastrioti pret kthesën ndaj Teutës, mesfushori i krutanëve bën gjestin human

Kastrioti luan sot në orën 17:00 në stadiumin e Kamzës një ndeshje prestigji ndaj Teutës, teksa është me pikë të barabarta në renditje.

Kaina goli Kastrioti

Krutanët do të kërkojnë që të rikthehen te fitorja pas dy humbjeve të pësuara radhazi në transfertë. Kastrioti dhe Teuta luajnë një ndeshje pa presionin e pikëve, pasi distanca që kanë me zonën “play out” është komode.

Për këtë takim trajneri Çela nuk do të ketë të gatshëm sulmuesin e krahut, Bedri Greca, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve, si dhe Silvio Zogajn e dëmtuar.

Pritet që stafi teknik t’u besojë formacionin lojtarëve që kanë mbajtur peshën kryesore në skuadër, por nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë rrotacioni.

Okebugu

Ndërkohë, mesfushori Henri Okebugu, i cili ka tri vite që luan për krutanët, së fundmi ka marrë një iniciativë për të ndihmuar një akademi futbolli në Nigeri (New Generation Football), nga ku është formuar edhe si lojtar.

Ai ka vendosur që ta ndihmojë me bazë materiale dhe sete uniformash të reja këtë akademi. Ky gjest është vlerësuar nga lojtarët e tjerë të Kastriotit, që kanë shprehur gatishmëri për të dhënë kontribut në këtë gjest human të mesfushorit nigerian.

– Arena e Lajmit


Loading…

Kastrioti pret kthesën ndaj Teutës, mesfushori i krutanëve bën gjestin human

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook