Operacioni “Syri i Sheganit” zbuloi ‘shtëpinë e barit’ në Koplik, lihen në burg 3 të arrestuarit

Shtepia E Barit

Gjykata e Shkodrës i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” Ramiz Nikdukaj, Bashkim Kovacit 64 vjeç dhe Altion Lulit 43 vjeç këto dy të fundit nga Cërriku, pasi u kapën gjatë operacionit “Syri i Sheganit” në një ‘shtëpi bari’ në Koplik. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi.

Në banesën e shtetasit Nikdukaj, 64 vjeç, u gjet një ambient i përshtatur për kultivim të narkotikëve, ku u sekuestruan 22 kg kanabis dhe 455 bimë të kultivuara në ambient me llamba, si dhe 245 bimë të mbjella në oborr.

Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike kryer në bashkëpunim dhe vjedhje të energjisë, ndërsa dy shtetasit nga Cerriku u kapën duke punuar në ambientin ku kultivoheshin bimët. Pas shqyrtimit të provave, drejtuesi i seancës Andri Ymeri pranoi kërkesën e prokurorit Vat Staka, duke i lënë këto shtetas në burg.

Arena e Lajmit

Operacioni “Syri i Sheganit” zbuloi ‘shtëpinë e barit’ në Koplik, lihen në burg 3 të arrestuarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook