PD dorëzon në Kuvend kërkesën për Ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike, Bardhi: Pronat publike ndahen tek familjarët e ministrave dhe…

151273406 112607007532443 2694355911404857058 N

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend ditën e sotme kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

Deputeti i PD Gazmend Bardhi shprehet mes të tjerash se shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po “ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij”.

“Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike. Bashkë me një grup kolegësh dorëzuam sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar mënyrën e zbatimit të ligjit për insvestimet strategjike. Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij”, shprehet Bardhi.

 

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për Ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike, Bardhi: Pronat publike ndahen tek familjarët e ministrave dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook