Plagosja e Marklen Hakës/ “Po bëhet një luftë e ashpër mes bandave kriminale”, gazetarja paralajmëron ngjarje të rënda kriminale (Video)

Marklen Haka

Teksa sot u plagos një nga anëtarët e bandës së Niklës, mbrëmjen e djeshme gazetarja e kronikës, Klodiana Lala bëri një paralajmërim të fortë. E pikërisht ditën e sotme nuk vonoi dhe ndodhi një përplasje, siç është plagosja e Marklen Hakës.

Ajo pohoi në emisionin ‘Open’ në ‘News24’ se mund të ketë ngjarje të rënda kriminale. Lala, duke iu referuar burimeve të saj, u shpreh se ekziston në këto momente një betejë e ashpër midis disa grupeve kriminale në vend, që janë të fuqishëm në zonën e Niklës, Shijakut dhe Shkodrës. Sipas saj disa grupe kriminale janë shkrirë në një, duke krijuar një “konglomerat” kriminal dhe kjo do të çojë në gjakderdhje të mëdha, pasi prej këtij grupimi ka ardhur dhe vrasja e vëllait të një ish-deputeti Ndoka në Lezhë.

“Jo pa qellim e lidha me rastin e vrasjes së Bardhok Pllanaj pasi ishte njeri që ruante balanca, pasi vrasja e tij krijoi shumë përplasje mes grupeve kriminale në Shkodër, në Nikël dhe Lezhë. Janë kryer shumë hetime dhe kontrolle nga policia por nuk është gjetur asnjë pjesëtar apo i afërm i familjes së tij për ta marrë në pyetje. Pajtohem me zotin prokuror, përsa kohë thotë është gjakmarrje por kanë ndryshuar dhe balancat e krimit. Sot që flasim janë disa grupe kriminale.

Janë një grup nga Fushëkuqja, një nga Lezha dhe një nga Shijaku që janë bërë bashkë dhe po godasin nga dy drejtime. Ata po godasin në Shkodër nga ku besohet se erdhi vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, dhe më andej me grupin e Niklës, nga besohet se erdhi dhe vrasësi. Po flas sepse kamë parë dokumente që provojnë çka po ndodh nën rrogoz. E them këtë sepse nëse në veri dikush do vritet për motivet e hakmarrjes dhe më pas ngatërrohet me gjakmarrjen, do të krijohet një sagë që s’dihet ku do të përfundojë. E vetmja mënyrë është që shteti të ndërhyjë pasi do të derdhet gjak.

Policia e shteti është duke monitoruar se cila nga familjet do të dërgojë persona te familja tjetër për të kërkuar faljen e gjakut dhe të betohen se nuk i kanë borxh njëri-tjetrit.”, tha ajo.

Arena e Lajmit

Plagosja e Marklen Hakës/ “Po bëhet një luftë e ashpër mes bandave kriminale”, gazetarja paralajmëron ngjarje të rënda kriminale (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook