“Plumbi i Artë”, pas dëshmisë së Dumanit policia zbarkon në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini

Capture

Forcat Speciale pak ditë më parë kanë zbarkuar në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini i njohur si ‘Poja’, ku kanë kryer kontrolle. Me vendim të Gjykatës së Posaçme i është kontrolluar banesa në kuadër të operacionit të ‘Plumbit të Artë’, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Lajmi është bërë i ditur sot nga gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Në shënjestër” në News24.

Po ashtu mësohet se është kontrolluar edhe banesa e të birit dhe e nipit.

Lala tha se Troplini ka dhënë dëshmi para oficerëve të policisë. Aksioni në fjalë vjen pak ditë pas rrëfimit të Dumanit, i cili tronditi botën e krimit dhe me dëshmitë e tij, duke çuar në arrestimin e 18 personave.

Troplini ka qenë pjesë e listës së biznesmenëve të gjobitur në Durrës nga një eksponent shumë i njohur kriminal në Shqipëri si Emiljano Shullazi. Por emri i tij është lakuar dhe për dy atentate, atë të 2017 ku në Mbikalimin e Sukthit mbetën të vrarë Juxhin Dauti dhe Ervin Dalipaj, si dhe atentatit ndaj kunatit të Lulzim Berishës, Plarent Dervishajt në 2019.

Biznesmeni ka qenë në rrjetën e OFL pasi iu sekuestrua një automjet i blinduar tip ‘Jeep’ por më pas i është rikthyer pasi e kishte me dokumentacion të rregullt.
Arena e Lajmit

“Plumbi i Artë”, pas dëshmisë së Dumanit policia zbarkon në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook