Rrogozhinasit duan të evitojnë humbjen kundër Partizanit/ Egnatia, një pikë për të siguruar “Play-Out”-in

Egnatia do të kërkojë sot në orën 17:00 në stadiumin e Rrogozhinës rikthimin te rezultatet pozitive, teksa përballë do të ketë Partizanin.

EGNATIA

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani vjen pas tri humbjeve radhazi në kampionat, pikërisht kundër Kastriotit, Laçit dhe Teutës.

Trajneri nga Shkupi ka qenë i shqetësuar për mënyrën e reagimit të ekipit dhe në seancat e ditëve të fundit është ndalur gjatë tek ana psikologjike me ekipin.

Duket se në Rrogozhinë janë pajtuar tashmë me faktin se nuk mund të shkojnë më shumë se vendi i tetë, për më tepër që diferenca me Teutën dhe Kastriotin është plot 9 pikë.

Vetëm një kombinim i çmendur matematikor me tri humbje radhazi të krutanëve dhe në të njëjtën kohë tri fitore të Egnatias, mund t’u jepte shpresë rrogozhinasve.

Megjithatë, sot së pari ekipi i Ramadanit duhet të mos dalë pa pikë, në mënyrë që të sigurojë një herë e përgjithmonë vendin e tetë, duke mos i lënë asnjë shans Dinamos që është më poshtë në tabelë.

Trajneri Ramadani pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Teutës. Në këtë takim u la në stol maqedonasi Duranski, i cili me shumë mundësi sot ndaj të kuqve do të jetë titullar.

Në sulm gjasat janë që të mos përdoret më dyshja Pedro-Delarxh, teksa një prej tyre do të ulet në stol.

Në tri ndeshjet me Partizanit rrogozhinasit kanë barazuar dy herë në transfertë (1-1 dhe 2- 2) dhe kanë humbur në shtëpi me shifrat 0-3. Sot në ndeshjen e fazës së katërt do të tentojnë triumfin.

– Arena e Lajmit


Loading…

Rrogozhinasit duan të evitojnë humbjen kundër Partizanit/ Egnatia, një pikë për të siguruar “Play-Out”-in

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook