Biznesit të reperit të njohur, Noizy iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
BalkanWeb mëson se para grupit hetimor Noizy ka deklaruar se momentin kur ka ndodhur shpërthimi ai ka qenë në gjumë dhe se nuk është në dijeni se kush mund të jetë autorit. Po ashtu ka treguar se ditë më parë ka pasur një përplasje fizike me Kleviol Ahmetin dhe se nuk ka pasur konflikte të tjera.
“Kur ka ndodhur shpërthimi unë isha në gjumë. Nuk kam ndonjë ide se kush mund të jetë autori, por dy ditë më parë patëm përplasje fizike me Cllevio (Kleviol Ahmetin). Nuk kam konflikte të tjera.”, ka thënë ai.
Arena e Lajmit