Video/ Korrupsion, pastrim parash? Kreu i SPAK: Patjetër që ka, duhet koordinim i të gjitha strukturave për ta luftuar! Prioritet, hetimet e zyrtarëve të nivelit të lartë

224741df 7d2e 453f 8954 6adf726b4652

Kreu i SPAK  Arben Kraja, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit u shpreh se është kundër ndryshimeve të shpeshta ligjore

I ndalur tek korrupsioni dhe pastrimi i parave, kreu i SPAK tha se ky është një fenomen i pranishëm, ndërsa shtoi se duhet një punë e madhe dhe një koordinim i gjithanshëm për ta luftuar.

“Ne kemi kërkuar të forcohet siguria e strukturës (SPAK) për të dhënë produkte sa më pozitive. Me rëndësi është vullneti i mirë për t’u bërë”, u shpreh ai.

Kufizimi i numrit të Prokurorëve?

Kraja: Çështjet janë shumë komplekse, kuptohet që ka disa prioritete që t’i vendos vetë ligji. Secili prokuror i vendos vetes prioritete në raport me dosjen që ka.

Gjithashtu Kraja i pyetur për 21 janarin tha se nuk mund të japë përgjigje.

Korrupsion , pastrim parash?

Kraja: Nga perceptimi ynë padiskutim që ka , ka korrupsion në të gjitha strukturat në të gjitha fushat. Duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet një koordinim i gjithanshëm . Ne si prokurori kemi pasur prioritet pjesën e korrupsionit, hetime të zyrtarëve të nivelit të lartë.

Video/ Korrupsion, pastrim parash? Kreu i SPAK: Patjetër që ka, duhet koordinim i të gjitha strukturave për ta luftuar! Prioritet, hetimet e zyrtarëve të nivelit të lartë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook