Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se dy makina janë përplasur me njëri-tjetrin, në vendin e njohur si “Buzmadh”.
Ngjarja tragjike sapo ka ndodhur, ndërsa policia, ambulanca dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje.
Mësohet se dy viktimat dhe një prej të plagosurve kanë qenë duke udhëtuar në njërin mjet, ndërsa të plagosurit e tjerë në mjetin tjetër.
Arena e Lajmit