Arrest me burg autorit të vrasjes në Sarandë, i penduar para gjykatës: Më mirë të kisha vdekur vetë

Koka

Ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Sarandës, 43-vjeçari Jorgo alias Genti Golemi, i cili dy ditë me parë vrau me thikë 43-vjeçarin Kledi Koka në shëtitoren e Sarandës.

Shkak i ngjarjes sipas burimeve ishte bërë një sherr i ndodhur pak minuta para vrasjes mes Golemit e Kokës.

Këta të fundit ishin grindur me fjalë për vendparkimin e mjeteve lundruese në limanin e qytetit. Më pas Koka e ka goditur Golemin me sende të forta duke e gjakosur. Pak minuta më pas, Golemi me një thikë e ka qëlluar 43-vjeçarin një herë të vetme në shpinë.

Për shkak të hemorragjisë së madhe në mushkëri, ai ndërroi jetë gjatë operimit në spitalin e Sarandës. I mbrojtur nga një avokat i ardhur enkas nga Tirana, Golemi është shprehur i penduar sot para trupit gjykues të kryesuar nga Fatmir Ndreu.

“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Jam i penduar thellë. Nuk mendova se çfarë do të ndodhte. Më mirë të kisha vdekur unë se sa shoku im. E kisha shok dhe mik”. Në fund të seancës, Prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar si masë “Arrest në burg”, e cila u la në fuqi edhe nga gjyqtari Fatmir Ndreu.

Arrest me burg autorit të vrasjes në Sarandë, i penduar para gjykatës: Më mirë të kisha vdekur vetë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook