Forcat RENEA kanë “blinduar” në mënyrë të befasishme këtë pasdite qytetin e Elbasanit, ndërsa mësohet se ky aksion ka për qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim pas operacionit të koduar “Plumbi i artë”.
Gjate operacionit janë kryet kontrolle nëpër shtëpi dhe biznese me qëllim kapjen e të shpallurve në kërkim në operacionin “Plumbi i Artë”.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar disa persona, që dyshohet se kanë lidhje me Nuredin Dumanin, ndërkohë që sërish nuk janë kapur persona me precedentë te shumtë penalë. Pas dëshmisë së Dumanit, policia shpalli në kërkim disa persona të njohur të botës së krimit, si Talo Çela, Florenc Çapja, Suel Çela etj.
Ky ishte operacioni i pestë radhazi, pas atij të bujshmit, “Plumbi i artë”, ku ranë në pranga persona të njohur të botës së krimit.