Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Presidentit Ilir Meta dy kandidatura për emërimet në Gjykatën e Lartë. Dy kandidaturat janë Margarita Buhali, Enton Dhimitri.
Disa ditë më parë, Meta dekretoi si anëtar të kësaj gjykate edhe gjyqtarin Sokol Ngresi, ndërkohë që bashkë me Ngresin, Gjykata e Lartë bëhet me 13 anëtarë nga 19 anëtarë që duhet të ketë në total.