Humbje e madhe për publikun shqiptar, ndahet nga jeta “Mjeshtrja e Madhe” e cirkut

Mjeshtra

Një humbje e madhe është shënjuar për cirkun dhe publikun shqiptar.

Mësohet se “Mjeshtrja e Madhe”, akrobatja Vitore Sallaku është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, bashkëshortja e Skënder Sallakut. E cilësuar si një nga ikonat e akrobacisë dhe cirkut shqiptar, ajo ofroi kontributin e saj, jo vetëm si artiste, por edhe si pedagoge e shkrimtare.

Vitore Sallaku vinte nga një familje e persekutuar prej sistemi komunist, ku të atin Lorenc Rashën e pushkatuan. Megjithatë, falë aftësive dhe talentit, të ndjerës nuk ia ndërprenë të drejtat e studimit në Ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë.

Si një nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut me një kontribut për më shumë se 35 vjet, Vitore Sallaku u nderua në tetor të vitit 2021 nga Presidenti ende në detyrë, Ilir Meta me titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Puna e saj e fundit ka qenë një libër biografik për bashkëshortin e saj Skënder Sallaku, ndërkohë që numëron edhe 5 libra të tjerë të botuar mes të cilëve tre janë me poezi.

Për ndarjen e saj nga jeta ka reaguar edhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila përmes një statusi në Facebook ka ndarë lajmin e hidhur me të gjithë shqiptarët.

“Një grua e rrallë, energjike, një artiste e talentuar, një nga themelueset e Cirkut shqiptar, u nda nga ne. Akrobatja Vitore Sallaku ka lënë pas kaq shumë kujtime të bukura dhe u ka falur kaq shumë gëzim njerëzve, saqë largimi do të jetë vetëm fizik! Ajo ishte dhe do të mbetet një shkollë për brezat e rinj!”, shkruan Margariti.

Mjeshtra

 

36

Humbje e madhe për publikun shqiptar, ndahet nga jeta “Mjeshtrja e Madhe” e cirkut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook