Një hetim i bërë nga Pallati Buckingham për bullizmin e supozuar që Meghan Markle i ka bërë punonjësve kur ajo ishte ende pjesë e familjes mbretërore, ka nxitur disa ndryshime në “Politikat dhe Procedurat” e departamentit të”Burimeve Njerëzore” të monarkisë.
Por gjetjet e hetimit shumë të ndjeshëm nuk do të publikohen kurrë, sipas Sunday Times of London, për të mbrojtur privatësinë, po ashtu edhe për të ulur tensionet midis Sussexëve dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore.
Hetimi i financuar privatisht nga Mbretëresha dhe i udhëhequr nga një firmë e pavarur ligjore, filloi marsin e kaluar pasi dy anëtarë të lartë të stafit të pallatit u tha se ishin bullizuar. Një ish-ndihmës pretendoi se ishte “poshtëruar” personalisht nga ish-aktorja kur ajo jetonte në Pallatin Kensington pas dasmës së saj në maj 2018 me Princin Harry. “Ka disa histori pikëlluese për të treguar,” -tha një burim për gazetën.
Një zëdhënës i Markle mohoi të gjitha pretendimet për bullizëm vitin e kaluar, duke shtuar se ajo ishte “e pikëlluar nga ky sulm i fundit ndaj saj, veçanërisht si dikush që ka qenë objektiv i bullizmit”.
Raportimet vijnë disa ditë pasi u tha se Princ Harry dhe Meghan Markle do të shkatërronin çdo mundësi për t’u pajtuar me Familjen Mbretërore nëse zbulojnë se çfarë ndodhi pas dyerve të Pallatit gjatë Jubileut të Platinumit.
Biografi dhe gazetari Duncan Larcombe tha për revistën britanike Closer se “testi me të vërtetë fillon tani” pasi anëtarët mbretërorë u kthyen në shtëpinë e tyre në Kaliforni pas festës katër-ditore të Mbretëreshës Elizabeth në Londër në fillim të këtij muaji. “Ata kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Jubile dhe vërtet e kanë vendosur veten sërish në detyrat e tyre mbretërore– gjë që është e mrekullueshme për markën e tyre por edhe për Spotify, Netflix dhe Penguin”, -tha Larcombe, duke iu referuar marrëveshjeve të ndryshme të biznesit të çiftit. Markle do të publikojë një podcast gjatë verës, përveç dokumentarit në Netflix me Harry.