ELBASAN
Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “5 Maji”. Sipas policia 5 persona janë përfshirë në konflikt, teksa i plagosur ka mbetur një 33-vjeçar që ndodhet në spital.
Më datë 09.06.2022, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta dyshohet të jenë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta shtetasit F. S., 54 vjeç, R. S., 24 vjeç, H. S., 61 vjeç, H. S., 22 vjeç dhe A. B., 33 vjeç.
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi A. B., 33 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi F. S., 54 vjeç si dhe palët e tjera të përfshira në konflikt u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan.
Grupi herimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.