“Vajton” rajoni juglindor/ Sezon katastrofik, katër skuadra u rrëzuan nga kategoria

Sezon katastrofik për skuadrat juglindore. Plot 4 nga 5 që militojnë në futbollin shqiptar, ranë nga kategoria.

Pogradeci

Bëhet fjalë për Skënderbeun, Pogradecin, Maliqin dhe Gramozin. Korccarët që shkruan historinë në futbollin shqiptar, pas 13 vitesh, do ta shikojnë veten në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Maliqi dhe Pogradeci, nuk arritën të mbijetonin dot në Kategorinë e Parë, duke prerë biletën për në të Dytën.

Dramën e “vulosi” Gramozi, që ditën e sotme u mposht në finale e sezonit ndaj Delvinës me rezultatin 1-3 duke zbritur në Kategorinë e Tretë.

Për sa i përket skuadrës së Devollit, blutë e drejtuar nga Erindi Maneshi i shkuan shumë pranë Kategorisë së Parë, teksa u mposhtën në duelin final të ditës së sotme ndaj Turbinës së Cërrikut, me rezultatin 1-0 dhe do të vijojnë të luajnë në Kategorinë e Dytë.

Arena e Lajmit


Loading…

“Vajton” rajoni juglindor/ Sezon katastrofik, katër skuadra u rrëzuan nga kategoria

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook