Identifikohen të plagosur e aksidentit tragjik në aksin Levan-Tepelenë. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se janë plagosur tre anëtarët e një familjeje nga Cakrani, çifti i bashkëshortëve dhe vajza 10 vjeçe.
Të tre familjarët udhëtonin në mjeti tip “Opel Zafira”, që drejtohej nga shtetasi Gerti Skënderaj.
Siç shihet në videon që sjell “BalkanWeb”, 43-vjeçari Skënderaj ndodhet në korridorin e spitalit, në një karrige me rrota, i gjakosur dhe në gjendje shoku. Ndërkohë, viktima të aksidentit kanë mbetur punonjësi i FNSH, Sokrat Lela dhe një grua.
Arena e Lajmit