VIDEO/ Valle shqiptare, flakadanë dhe plisat në kokë. Vajza ish-futbollistit të Partizanit martohet me lojtarin e Romës

Flamuri shqiptar dhe ai kroat, flakadanë, valle dhe me plisat në kokë. Kështu është festuar dasma e mesfushorit të Romës, Ante Çoriç, i cili luan i huazuar te Zyrihu, me Sara Prengën, vajzën e ish-futbollistit të Partizanit, Besnik Prenga, e cila është dhe motra e lojtarit të Kombëtares, Herdi Prenga.

Çoriç dhe Sara janë njohur në Kroaci, kur mesfushori luante në radhët e Dinamos së Zagrebit, ndërsa Besnik Prenga punonte për rivalët e tij, Lokomotivën e Zagrebit. Çifti ka qenë bashkë prej vitesh dhe së fundmi ata morën vendimin për të lidhur kurorë së bashku, duke organizuar një dasmë madhështore shqiptaro-kroate.

Valle shqiptare, flamujt e të dyja shteteve, flakadanë të tifozëve që e prisnin mesfushorin dhe gjithashtu Çoriç i shfaqur me plis në kokë e bënë akoma më të veçantë këtë dasmë, e cila ndezi gjithashtu edhe rrjetin.

/PANORAMASPORT

VIDEO/ Valle shqiptare, flakadanë dhe plisat në kokë. Vajza ish-futbollistit të Partizanit martohet me lojtarin e Romës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook