Tre shqiptarë u arratisën nga burgu i Trevisos në Itali, por dy nga tre të dënuarit u kapën.
I vetmi që i ka shpëtuar arratisë është 27-vjeçari Edison Pula, i cili ishte ndalur me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.
Mësohet se Edison Pula është anëtar i bandës së Niklës, i cili u arratis dhe nga policia e Fushë-Krujës në 2017.
Arena e Lajmit