“Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më shpejt”, Mehmeti: Skuka? Është djalë me sedër, duhet ta kuptojë që…

Partizani mori një fitore të rëndësishme përballë Egnatias në transfertë. Në një intervistë për “Super Sport” pas takimit, tekniku i “Demave”, Dritan Mehmeti, dha opinionin e tij për këtë sfidë.

bandicam 2022-05-14 19-22-09-265

Vetëm 3 pikë larg Europës? – Sot skuadra tregoi forcë karakteri. Sot ishte e ndeshje e rëndësishme. Të rëndësishme ishin dhe pikët. Duhet ta kishim mbyllur më shpejtë ndeshjen. ishte një lojë me ritëm dhe e merituam fitoren. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Skuka? – Po ta shikonit, Skuka shpenzoi shumë energji. Mbas goli ishte i shkëputur nga reparti i linjës së dytë.

I thatë gjë Skukës? – E pash mënyrën si doli dhe e kuptoj. Është djalë me sedër. Kishte 2-3 mundësi të finalizonte. Ai ndoshta nuk e kupton pse një trajner bën një zëvendësim. Ai duhet ta kuptojë që është shumë i vlefshëm për Partizanin. Por duhet të ndihmojë dhe veten që të kuptojë që mund të shkojë më lartë se Partizani.

Arena e Lajmit


Loading…

“Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më shpejt”, Mehmeti: Skuka? Është djalë me sedër, duhet ta kuptojë që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook