FOTO/ Zëvëndësdrejtori i Policisë viziton te Trauma policin e plagosur dje në Durrës: Rrezikoi jetën, u përball me një drejtues mjeti të armatosur dhe…

Trauma Policet (2)

Zëvëndësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Albert Dervishaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Drejtues i Parë Neritan Nallbati, vizituan në spitalin e Traumës në Tiranë, punonjësin e Policisë së Shërbimeve të Posaçme Operacionale në DVP Durrës, i cili u dëmtua gjatë ndërhyrjes për të ndaluar një drejtues mjeti që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes dhe me armë zjarri.

Zv/drejtori i Përgjithshëm Albert Dervishaj, në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, i uroi punonjësit të Policisë shërim të shpejtë, dhe e falënderoi për guximin dhe vendosmërinë për t’u përballur me paligjshmërinë dhe krimin.

Dervishaj gjatë bisedës me punonjësin e Policisë të dëmtuar dhe me kolegët e tij u shpreh:

“Veprime të tilla të guximshme, janë inkurajim për të gjithë punonjësit e Policisë, por mbi të gjitha janë indicie për qytetarët që të besojnë dhe të mbështesin akoma më shumë Policinë, pasi punonjësit e Policisë sakrifikojnë shumë, madje në raste të veçanta deri në më sublimen, për të mirën e përgjithshme dhe në këtë kuadër dëshiroj të përgëzoj gjithë grupin e punës që ishte mbrëmë në detyrë dhe u përball me një drejtues mjeti të armatosur dhe nën ndikimin e alkoolit, i cili duke qarkulluar në sens të kundërt nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar por përkundrazi, rrezikoi jetët e tyre.
Ndërhyrja e guximshme, si dhe vendosmëria që treguan gjatë ndjekjes dhe arrestimit të tij, pavarësisht se drejtuesi i mjetit tentoi të largohej duke mbajtur në dorë një armë zjarri, tregon edhe njëherë se Policia e Shtetit është e aftë dhe e vendosur për t’u përballur dhe për ta luftuar krimin”.

Drejtori Vendor i Policisë Durrës Neritan Nallbati falënderoi Zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z.Dervishaj, dhe nëpërmjet tij Drejtorin e Përgjithshëm Gledis Nano, për mbështetjen dhe siguroi familjarët e punonjësit të Policisë se janë marrë të gjitha masat që punonjësi i Policisë, 22-vjeçari G. M. të ketë të gjithë trajtimin e duhur mjekësor dhe të gjithë vlerësimin e merituar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

FOTO/ Zëvëndësdrejtori i Policisë viziton te Trauma policin e plagosur dje në Durrës: Rrezikoi jetën, u përball me një drejtues mjeti të armatosur dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook