“Gabuam se kemi objektiv trofeun për Taulantin”, Shehi: Rinovimi është çështje detajesh, më kanë dhënë garanci se…

Ne kemi lojën tonë, që duhet të shkojmë të zona. Ne në disa raste gabuam me top të gjatë duke nxjerrë Taulantin të vetëm me 4 mbrojtës. Objektivi është të nxjerrim Taulantin golashënues e me Xhixhën që të shënojë me shumë se duam që Taulanti të fitojë “Këpucën e Artë”, është objektivi ynë.

shehi

Por është për t’u përgëzuar skuadra që edhe pasi ka fituar kampionatin e interpretoi me seriozitet, jo si në fillim se kemi bërë ndonjë ditë më shumë pushim, por e treguan veten duke respektuar kampionatin e duke u treguar seriozë.

Rinovimi? Nuk është se na ndajnë shumë gjëra, janë disa detaje që kurrsesi nuk janë paratë. Ajo që kam kërkuar është që të ruhet skuadra dhe të bëjmë disa përforcime. Kam marrë garanci që nuk do të ketë lëvizje. Pastaj janë çështje të vogla jo drejtpërdrejt që kanë të bëjnë me mua po edhe me stafin, duhet të respektojmë profesionalizmin dhe këtë po kërkojmë.

Aludimet për tolerim? Ne jetojmë në Shqipëri dhe zërat janë përditë, përditë nga një gjë e re, opinione e hamendësime. Më vjen mirë që skuadra nuk ndikohet e luan, ndaj një kundërshtari të fortë, nga momenti në moment të godet. Skuadra gjeti forcat të kthehet në lojë pas barazimit dhe e kemi merituar. Kundërshtari nuk na ka rrezikuar, mund të kishim shënuar më shumë. Nuk ndikohemi nga opinionet e hamendësimet, nuk na shqetësojnë sido që të jenë e të shkojë ndeshja.

Arena e Lajmit


Loading…

“Gabuam se kemi objektiv trofeun për Taulantin”, Shehi: Rinovimi është çështje detajesh, më kanë dhënë garanci se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook