Heroi i Kupës FA për Liverpulin, futbollisti grek tregon: Edhe Klop më pyeti pse kërkoja penalltinë e 7

Konstantinos Tsimikas i dha sot me gjuajtjen e tij trofeun e Kupës FA skuadrës së Liverpulit, duke shënuar penalltinë vendimtare në finalen ndaj Çelsit. Një moment i jashtëzakonshëm për karrierën e tij, të cilin me sa duket 26-vjeçari e kishte ndjerë se do të vinte.

asdasdsad

“Është shumë, shumë speciale për mua. Trajneri më pyeti se cilin numër dëshiroja në radhën e penalltive dhe unë i thashë numrin 7. Ai më pyeti pse kaq larg? Unë i thashë dua numrin 7. Dhe numri 7 më dha mua mundësinë që të fitoja këtë ndeshje. Zgjodha krahun e duhur dhe shënova, jam i lumtur për këtë.

Ne deshëm të fitonim, objektivi ynë që në startin e sezonit ka qenë të provojmë të fitojmë gjithçka. Shpresojmë që në fund të sezonit të jemi të gjithë të lumtur”, tha mbrojtësi i majtë grek.

Arena e Lajmit

 


Loading…

Heroi i Kupës FA për Liverpulin, futbollisti grek tregon: Edhe Klop më pyeti pse kërkoja penalltinë e 7

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook