Ish-ministri i Shëndetësisë sjell shqetësimin e vdekjeve foshnjore: Po i kthehemi kohëve të diktaturës, viktimat sa trefishi i mesatares së Rajonit

Tritan Shehu (2)

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka ngritur në një postim në rrjete sociale shqetësimin e vdekjeve foshnjore, që sipas tij, po i kthehet treguesve të kohës së diktaturës.

Duke iu referuar të dhënave të INSTAT Shehu thotë se niveli i vdekjeve është 10.3 për 1000 lindje, as trefishi i mesatares së Rajonit.

Postimi i Tritan Shehut:

Shqiperia po i kthehet koheve te diktatures per “vdekjet foshnjore”.
Ky indeks, duke u rritur gradualisht arrin perseri ne nivelin dy shifror te ketyre vdekjeve, mbas vitesh qe ishte ne nivele shume me te ulta.
Keshtu ne jemi ne nivelin me te larte te “vdekjeve foshnjore” ne Rajon duke perfshire dhe Turqine.
Kjo sipas Eurostat.
Kjo vdekshmeri ne Shqiperi u ngrit tashme ne nivelin e 10,3 vdekje per 1000 lindje, qe eshte sa tre fishi i mezatares se Rajonit.Kosova e ka 8,7; MV 5,6; Serbia 4,8 dhe Mali i Zi 2,4.
Ndersa mezatarja e Kontinentit europian eshte 3,4 vdekje per 1000 lindje.

Kjo e dhene eshte thelbesore per te kuptuar:

1-Nivelin e ulet te sistemit shendetesor ne pergjithesi.

2-Problemet madhore te Kujdesit paresor te pergjithshem, pediatrik dhe parandalues.

3-Mangesite esenciale ne edukimin shendetesor.

4-Nivel ekonomik mjaft te ulet, vecanerisht ne zonat rurale; e rriteshme kjo paralel me rritjen e
varferise.

Nderkaq Institucionet perkatese nuk japin asnje shpjegim per shkaqet, patologjite me te shpeshta etj.
Sepse per masa perballuese e korregjuese as qe behet fjale, kur sistemi shendetesor vazhdon fatkeqesisht renien e tij te pa kontrolluar.

I vetmi kujdes i atyre eshte te maskohen e deformohen shifrat, per te fshehur kete realitet tragjik ne perkeqesim konstant prej disa vitesh.

Arena e Lajmit

Ish-ministri i Shëndetësisë sjell shqetësimin e vdekjeve foshnjore: Po i kthehemi kohëve të diktaturës, viktimat sa trefishi i mesatares së Rajonit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook