“Lojtarët menduan se do ta kishin të lehtë ndaj Tiranës”, Plori: Ju tregoj problemet e Vllaznisë

Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, foli pas humbjes 3-1 ndaj Tiranës në kryeqytetet. Në prononcimin pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, tekniku shkodran analizoi problemet e kuqebluve, teksa ndër të tjera u shpreh:

plori

“Një ndeshje për të ardhur keq, në vend që të ishim ne të motivuar, ndodhi e kundërta. Nuk kishim të njëjtin motivim si ndaj Kukësit. Ndoshta menduan se do ta kishin të lehtë ndaj Tiranës, për shkak se janë shpallur kampion. Ne duhet të ndërtojmë shumë që t ëshënojmë. Cilësia ka të bëjë shumë te pjesa e sulmit. Seferi na vuri shumë në vështirësi.

Lojtarët duhet të jenë energjikë, sepse jemi në finalen e Kupës dhe duhet të jenë më kokën lartë. Pjesa më e madhe kanë luajtur shumë ndeshje, duhet të jemi pozitiv, kjo skuadër ka 2 vite që po bën mirë. Duhet të jemi më agresiv dhe entuziast dhe të jemi më tepër cinikë.

Nuk shfrytëzojmë rastet që na krijohen, ajo është pjesa që më vret më shumë. Në 3-4 raste të pastra, të paktën të shënojmë një gol. Kemi shënuar shumë pak, në qoftë se nuk shënon, është e vështirë të fitosh ndeshjen. Shikoj nervozizëm në repartin e mbrojtes. Edhe në momentet kur humbasim rastet, ka shenja që tregojnë humbje besimin. Me finalen e Kupës, kemi gjithë sezonin në dorë”, u shpreh Plori.

Arena e Lajmit


Loading…

“Lojtarët menduan se do ta kishin të lehtë ndaj Tiranës”, Plori: Ju tregoj problemet e Vllaznisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook