U luajtën ditën e sotme 2 duelet interesante të vlefshme për “Play-Out”-in e Kategorisë së Parë, ku nuk munguan surprizat. Oriku që sezonin e shkuar militoi në Kategorinë e Dytë, shtangu Pogradecin, duke e zbritur një kategori më poshtë.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Niko Dovana”, Turbina e Cërrikut, mposhti me rezultatin 1-0 Devollin, duke siguruar edhe për të paktën 1 sezon, qëndrimin në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Devolli do të vijojë të luajë në të Dytën.
REZULTATET:
POGRADECI-ORIKU 1-2
Viera 73’/ Qejvani 25′ (p), Çaushaj 38′
TURBINA-DEVOLLI 1-0
Vidal 90′ (p)
FORMACIONET ZYRTARE:
POGRADECI-ORIKU 15:00 (në stadiumin “Shkumbini”, Peqin)
POGRADECI:Alliu, Hysenllari, Maxhari, Pura, Reçi, Liçkollari, BAbazaj, Jahaj, Pengu, Topllari, Viera.
ORIKU: Muho, Tahiraga, Shema, Kapo, Metaj, Çaushaj, Qejvani, Kongjini, Çapoj, Gjinaj, Tushi.
GJYQTARË: Kridens Meta, Denis Agaraj, Ilir Cani, Sokol Bebja;
TURBINA-DEVOLLI 15:00 (në stadiumin “Niko Dovana”, Durrës)
TURBINA:Memlika, Shehi, Zaimi, Hoxhaj, Blakcori, Doksani, Brahilika, Vidal, Hasaj, Bejzade, Veriu.
DEVOLLI: Beqiri, Cuko, Cane, Pere, Agolli, Fifo, Ago, Demiri, Nallbati, Gonzalez, Pelo.
GJYQTARË:Albano Stolaj, Mario Shazivari, Feliks Kolleshi, Egli Spahiu;
Arena e Lajmit
Loading…