Pse Jennifer Lopez në ‘Ditën e Baballarëve’ uroi Ben Affleck dhe jo Marc Anthony, me të cilin ka dy fëmijë?

Marc Anthony u injorua totalisht nga Jennifer Lopez për ‘Ditën e Baballarëve’. Këngëtarja 52 vjeçare qëndroi e heshtur për ish-bashkëshortin e saj, ndërsa i bëri një dedikim të fejuarit të saj, Ben Affleck.

Lopez e quajti fituesin e Oskarit, një “baba të qëndrueshëm, të dashur dhe sakrifikues” në mesazhin prekës. Ajo vuri në dukje se Affleck – i cili ka 3 fëmijë Violet, Seraphina dhe Samuel me ish-gruan Jennifer Garner – kujdeset gjithashtu për binjakët e saj 14-vjeçarë, Emme dhe Max, “pa detyrim”.

“Unë kam pasur mundësinë të shoh se si je si babai për më shumë se një vit. Je i dashur dhe i përkushtuar në çdo moment që ata janë me ty dhe është sinqerisht një nga gjërat më të bukura që kam parë ndonjëherë. Faleminderit për gjithçka që bën për të gjithë ne. Ne të vlerësojmë dhe të duam pa masë.” – shkroi ajo krah një video që përmblidhte disa momente të bukura me aktorin.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Mirëpo, shumë komentues nisën të pyesnin: “Po Marc Anthony?” Ish-çifti u martua në qershor 2004, dhe mirëpritë në jetë Emme dhe Max gati katër vjet më vonë. Ata u ndanë në korrik 2011 dhe finalizuan divorcin e tyre në qershor 2014. Lopez i tha Kelly Ripa-s dhe Ryan Seacrest-it në vitin 2017 se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj kishin raporte të mrekullueshme. “Ne do të jemi miq të shkëlqyeshëm”, -tha ylli i “Maid in Manhattan”. “Unë do të jem gjithmonë aty për të, ai do të jetë gjithmonë aty për mua.”

Ndërsa Lopez ishte në lidhje me Alex Rodriguez në atë kohë, ajo u nda nga ish-lojtari i MLB, në fillim të vitit 2021 dhe u rikthye me Affleck. Dyshja, të cilët më parë ishin në një lidhje nga viti 2002 deri në vitin 2004, u fejuan për herë të dytë në prill. Anthony, nga ana e tij, i propozoi modeles Nadia Ferreira muajin e kaluar.

Pse Jennifer Lopez në ‘Ditën e Baballarëve’ uroi Ben Affleck dhe jo Marc Anthony, me të cilin ka dy fëmijë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook