Si Mick Jagger ishte gati të vishte një fustan për të hyrë në klubin e lezbikeve në Londër, dokumetari i ri zbulon të pathënat

Historia e klubit të lezbikeve që mbijetoi më gjatë se të tjerët në botë – dhe se si Mick Jagger ofroi të vishte një fustan për tu bërë pjesë e tij- do të tregohet në një dokumentar të ri që transmetohet në BBC.

‘The Gateways’, që ishte i fshehur pas një dere të gjelbër (tani të bardhë) në cep të rrugës ‘Bramerton Street and King’s Road’ në Chelsea, në Londrën Perëndimore, ishte i hapur nga vitet 1930 deri në 1985. I frekuentuar nga klientela që përfshinte shkrimtaren Patricia Highsmith dhe artisten Maggi Hambling, klubi pati kulmin e tij nën pronësinë e Ted Ware dhe gruas së tij Gina, të cilët e bashkëmenaxhonin me mikun e tyre amerikan Smithy.

Ware mori drejtimin e klubit në vitin 1943. Megjithëse burrat fillimisht u lejuan të merrnin pjesë kur klubi ishte një vend për artistë dhe muzikantë, ata u ndaluan në 1967 kur Ware e ktheu atë në një hapësirë ​​vetëm për gratë. Dokumentari i ri, ‘Gateways Grind: London’s Secret Lesbike Club’, transmetohet nesër në BBC Four dhe prezantohet nga Sandi Toksvig. Ai përmban kujtime nga ish-klientela, duke përfshirë edhe vetë Toksvig.

Gjithashtu zbulon se si Jagger i ‘Rolling Stones’, i cili jetonte në Cheyne Walk afër me të dashurën Marianne Faithful, kishte qenë aq kurioz për të hyrë në klub, saqë ai premtoi të vishte një fustan, por Gina nuk ia lejoi hyrjen. Vizitoret mund të hynin vetëm me një kod sekret dhe më pas do të kishin akses në një bar dhe hapësirë ​​ku mund të takonin gra të tjera.

Ai shërbeu një strehë për lezbiket të cilat, gjatë viteve 1960, nuk kishin asnjë klub alternativ për të shkuar në Londër – me më të afërtin në Brighton. Atje, ato mund të ishin vetvetja gjatë një kohe kur marrëdhëniet e të njëjtit seks paragjykoheshin nga shumë në shoqëri.

Si Mick Jagger ishte gati të vishte një fustan për të hyrë në klubin e lezbikeve në Londër, dokumetari i ri zbulon të pathënat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook