Video/ Ambasadorët s’e uruan kur u zgjodh në krye të PD, Berisha: Nuk shoh asnjëlloj veçantie, s’e kanë bërë as herët e tjera

Saliu

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë se nuk ka parë asnjëlloj veçantie në raport me ambasadorët e vendeve të BE në Shqipëri në momentin që ai është zgjedhur në krye të partisë.

Ai foli gjithashtu edhe për Partinë Popullore Evropiane, për të cilën tha se ka mbajtur një qëndrim neutral.

Pyetje: Që prej kohës që jeni zgjedhur në krye të Partisë Demokratike asnjë nga amnasadat e BE-së në Tiranë nuk ju kanë uruar. A është gjë normale kjo?
 
Sali Berisha: Asnjë lloj veçantie. Nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herë të tjera të ketë patur ambasadorë që të më kenë uruar. Mundet, por në memorien time nuk mbaj mend një gjë të tillë.
 
Pyetje: Z. Mçalister i cili ishte para pak ditësh në Tiranë deklaroi se javën që vjen PPE, do të kenë një Konferencë të rëndësishme. A keni një ftesë për të qenë pjesë e këtij takimi?
 
Sali Berisha: PPE siç e keni marrë vesh ju, për momentin mban një qëndrim neutral por zëri ynë në PPE do të jetë i pranishëm.

Arena e Lajmit

Video/ Ambasadorët s’e uruan kur u zgjodh në krye të PD, Berisha: Nuk shoh asnjëlloj veçantie, s’e kanë bërë as herët e tjera

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook